Karkaleca të mbushur (Video)
Përbërësit:
100 gr gjizë
100 gr djathë mozzarella
100 gr kore misri
100 gr miell
12 gr karkaleca
4 vezë
2 patëllxhanë
1 tufë sallatë e kuqe
Vaj për skuqje
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pastrojmë fillimisht karkalecat. Presim patëllxhanët në kubikë shumë të vegjël dhe i bëjmë me miell. Vendosim një tenxhere me vaj që të nxehet dhe në të skuqim patëllxhanët. Presim në kubikë edhe djathin mozzarella dhe e fusim në mikser, shtojmë gjizën dhe i miksojmë bashkë. Me pas shtojmë në to edhe patëllxhanët e skuqur dhe i përziejmë. Presim në mes karkalecat, i rrahim pak me çekiçin e kuzhinës dhe i mbushim me masën e përgatitur me djathë, gjizë e patëllxhan dhe i skuqim.
Në një tas coptojmë me duar sallatën dhe e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri. Vendosim në pjatë fillimisht sallatën dhe mbi të karkalecat e mbushur.
/tvklan.al