Karlos Elbirt (21 Shtator 1999)


Karlos Elbirt (21 Shtator 1999)

11:52 21/09/1999

Karlos Elbirt, numri një i Bankës Botërore ka mbledhur sot Qeverinë Shqiptare dhe njerëzit e financave për t’u dhënë atyre lamtumirën e fundit në përfundim të misionit të tij në Shqipëri. Në ceremoninë e lamtumirës organizuar në Hotel “Tirana” ishte i pranishëm Kryeministri Pandeli Majko, Zv/Kryeministri Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi dhe diplomatë të tjerë.

Elbirt do të zëvëndësohet për 6 muaj nga financierja Hartman,Përfaqësuese e Bankës Botërore në Uashington. Të premten Elbirt do të bëje ekspozenë e fundit të punës së tij 2-vjeçare para gazetarëve shqiptarë për tu larguar më pas me një mision tjetër të Bankës Botërore./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme