Karrocat e dorës një domosdoshmëri në tregun e Pazarit të Ri – (26 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Këto karroca dore, janë mjeti më i përshtatshëm për transportin e mallrave në Pazarin e Ri. Në çdo cep të tregut dhe në çdo moment të ditës, njerëzit me karroca ofrojnë shërbimin e tyre për tregtarët e ndryshëm. Ndoshta kjo është e vetmja mënyrë, e cila lejon transportin sa më të shpejtë të mallrave brenda këtij tregu. Papunësia i detyrojë këta njerëz që të ndërtojnë këto karroca dhe të krijojnë këtu në Pazarin e Ri një numër të madh transportuesish, duke e bërë aktivitetin e tyre shumë të domosdoshëm në tregun më të madh të kryeqytetit./tvklan.al