Kartat jeshile INSIG për sigurimin e çdo shqiptari jashtë vendi (19 Korrik 2000)
Pronarë të mjeteve motorikë, nëse duan të lëvizin jashtë shtetit me mjetin e tyre, me anë të një karte jeshile e kanë mundësinë të lëvizin të siguruar kudo edhe jashtë Shqipërisë. Prej disa vitesh INSIG-u shqiptar bën pjesë në një marrëveshje të fshehtë të byrosë të Gjenevës, së bashku me 42 vende të tjera. Falë këtij partneriteti, personat që pajisen me kartën jeshile, nëse pësojnë aksident me mjetet e tyre dhe jashtë Shqipërisë, INSIG dëmshpërblen palën e aksidentuar në dëmin material dhe shëndetësor.
Irena Bejo, kryetare e zyrës përkatëse pranë INSIG-ut sqaron mbi mundësinë e përdorimit të kësaj karte nga pronarët e automjeteve.
“Në rastet e tilla kur motorristët shqiptarë përfshihen në aksidente në vendet e tjera dhe gjenden fajtorë atje, kjo certifikatë ndërkombëtare e sigurimit mbulon të gjitha dëmet materiale dhe shëndetësore që i shkaktohet palës së tretë. Certifikata e sigurimit merret në të gjithë degët e INSIG-ut dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar.”/tvklan.al