Kartëvizitat një mënyrë e re komunikimi – (18 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kartëvizitat duket se janë një mënyrë e re prezantimi. Ky është varianti modern i adresave të dikurshme në blloqe, por që këta të fundit mbeten përherë të domosdoshëm. Takimi me një person dhe shkëmbimi i adresës, përfshi dhe numrin e telefonit, këto vite ka zëvendësuar të shkruajturit në rrugë, në një copë letër apo bllok. Personit i lehtësohet puna dhe ndihet me komod.
Vitet e fundit, përgatitja e kartëvizitave është kthyer në biznes të madh. Numri i personave që duan të pajisen me të brenda një dite në këtë pikë shkon deri në 50. Të porositësh një kartëvizitë, kushton dhjetë lekë të reja, por sipas stilizimeve, ajo varion deri 30 lekë. Nuk është asgjë për dikë që do të bëjë të njohur emrin dhe pozicionin e tij në shoqëri./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti