“Kasapi i Ballkanit” Millosheviç shfaqet nç media pas rënies së tij nga pushteti (21 Nëntor 2000)


“Kasapi i Ballkanit” Millosheviç shfaqet nç media pas rënies së tij nga pushteti (21 Nëntor 2000)

09:58 21/11/2000

Sllobodan Millosheviç, ish presidenti i Jugosllavisë ka dalë dje në televizion që pas rënies së tij nga pushteti. Në postin e kryetarit të Partisë Socialiste serbe, ai ka drejtuar një mbledhje pararendëse të kongresit që fillon të shtunën.

“Është e domosdoshme për këtë kongres që të jetë kongresi i bashkimit”, u është drejtuar Millosheviç përkrahësve të tij. Pra, i akuzuari për krime lufte, i munguari i Gjykatës së Hagës, njeriut mbi të cilin mundon jo vetëm përgjakja e Kosovës, por dhe lufta e Bosnjes si dhe acarimet etnike në rajon, jo vetëm që nuk është përjashtuar nga politika serbe dhe nuk po gjykohet, por është palë pasi përfaqëson opozitën dhe dalja e tij në publik vjen menjëherë pas pranimit të tij në Jugosllavinë e Koshtunicës në OSBE me votën e gjithë anëtarëve të kësaj organizate, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, votë e cila u dha pa asnjë kusht që do t’a vinte përpara përgjegjësive politike serbët për integrimin ndërkombëtar .


Ndaj në një shtet ku “kasapi i Ballkanit” është në opozitë, pra palë me lojën politike për pushtetin, shtrohet pyetja në ka ndryshim apo jo Serbia e Koshtunicës nga ajo e Millosheviç?/tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme