Kastriot Caushi zgjidhet rektor i Akademisë – (28 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Sot në Akademinë e Arteve të Bukura janë zhvilluar zgjedhjet e rektorit të këtij Universiteti. Këto zgjedhje kryen çdo 3 vjetë me votim të fshehtë nga senati i Akademisë. Kështu me 14 vota pro dhe asnjë kunder zgjidhet përsëri rektori Kastriot Caushi. Për platformen e tij Kastriot Caushi është shprehur:
Kastriot Caushi:- “Kam një platformë të cilën e kam të gjerë, si në drejtimin artistik, pedagogjik dhe administrativ. Shpresoj që me ndihmën e kolegëve duke ruajtur institucionin dhe duke futur frymën e bashkëbisedimit të konsultave të gjera me kolegë, student e administratë, besoj se Akademia e Arteve do të kthehet në një qendër të rëndësishme artistike – pedagogjike”.
Duke i dhënë votbesimin unanim senati i Akademisë së Arteve dhe studentët e kësaj akademie shpresojnë se liria e artit dhe skenës paraqitur në platformën e re të rekrorit të sjellë ndryshime të dukshme në përgatitjen e artistëve të rinj./tvklan.al