Kastriot Islami dhe mbledhja me UNHCR-në (18 Gusht 1999)
UNHCR do të qëndrojë në Shqipëri por me një mision të ri ashtu si dhe AFOR 2. Kastriot Islami kryetar i grupit të menaxhimit të emergjencës së bashku me Utkan, shefin e misionit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vendin tonë, kanë paraqitur projektet e rehabilitimit të zonave dhe objekteve të dëmtuara që u angazhuan në pritjen e 500 mijë të larguarve nga Kosova.
Sipas Islamit rehabilitimi është faza e katërt e krizës kosovare. Fondet e vëna në dispozion janë vetëm donacione dhe jo kredi për zhvillim. Organet e pushtetit lokal dhe OJQ e ndryshme kanë hartuar deri tani 362 projekte rehabilituese të ndara nga Qeveria në tre grupe prioriteti. Prioritet i lartë, i mesëm dhe i ulët.
Për realizimin e tyre janë siguruar 41.7 milion dollarë nga vende dhe organizma të ndryshme. Peshën më të madhe e mbajnë SHBA me 34 milion dollarë të dhuruara dhe BE me 16 milion të tillë. Janë dy kriteret kryesore të përzgjedhjes së këtyre projekteve. E para të mbulohet i gjithë terriori i eventit dhe e dyte të mbulohen të gjithë sektorët.Sipas të dhënave të paraqitura rezulton se sektorët më shumë të dëmtuara janë arsimi, infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit.
Shefi i misionit të UNCHR -së Utkan deklaroi se rehabilitimi i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” që ishte një ndër qendrat më të mëdha pritëse të refugjatëve do t’i kthehet funksionimit të tij primar para përfundimit të këtij viti. Sipas projektit të parashikuar do të ndërrohet çatia tej mase e amortizuar dhe pastaj do të vazhdohet me ndërrimin e parketeve të sallave sportive dhe pajisjet e tjera ndihmëse. Ka përfunduar dhe faza e parë e rehabilitimit të kompleksit të Pishinave./tvklan.al