Kastriot Islami intervistë për rikthimin e Fatos Nanos (12 Shkurt 1999)


Kastriot Islami intervistë për rikthimin e Fatos Nanos (12 Shkurt 1999)

12:56 12/02/1999

Duket se Kongresi i Socialistëve do të rikthejë sërish në politike ish kryetarin Fatos Nano. Një nga përkrahësit e tij Kastriot Islami ka pranuar se kandidimi i tij për Kryetar Partie është mëse i mundshëm.

Kastriot Islami: Kjo është një çeshtje e hapur që varet në radhë të parë nga vetë zoti Nano dhe në bazë të statutit secili mund të kandidojë për postin e kryetarit, pra nga pikëpamja statutuore gjithçka është e hapur.

Ndërkohë dilema më e madhe e socialistëve qëndron tek data e Kongresit. Përkrahësit e Kryeministrit Majko kërkojnë që kongresi të mblidhet në Tetor, ndërsa pjesa tjetër në pranverë.

Kastriot Islami: Në këto momente ka nevojë për një forcim të aktivitetit partiak të Partisë Socialiste meqënëse dy figurat kryesore kryetari dhe sekretari i përgjithshëm është i zënë me aktivitetin e tij si Kryeministër, ndërkohë që kryetari ka dhënë dorëheqjen dhe ka nevojë për një përforcim të aktivitetit partiak dhe mbi këtë bazë mendoj se do të ishte mirë jo një largim por një afrim i kësaj date të Kongresit./tvklan.al






Të ngjashme