Kastrioti ndal Vllazninë në “Loro Boriçi”
Kukësi merr një tjetër fitore, shenja për kalimin e krizës
Vllaznia ndalet në barazim pas 3 fitoreve. Në Loro Boriçi, shkodranët nuk mundën të kalojë pengesën e Kastriotit që u tregua kundërshtar i fortë. Ndeshja ishte e luftuar nga të dy krahët, më së shumti me prishjen e aksioneve të kundërshtarit.
Ky barazim për Vllazninë vjen pas një fitoreje në sekondat e fundit ndaj Bylisit. Për ekipin e Brdaric do të bëhet e vështirë pasi në dy ndeshjet e radhës do të përballet me Laçin dhe Partizanin. Të kuqtë kanë mundësi të afrohen më shumë me kreun.
Më herët Kukësi fitoi ndaj Bylisit. Veriorët morën fitoren e dytë pas 4 humbjesh. Suksesi i radhës u siglua në shifrat 2-1. Ishin ballshiotët që shënuan të parët por Ibrahimi dhe Eze siguruan fitoren e ekipit të drejtuar nga Hallaçi. Mes Skënderbeut dhe Apolonisë përfundoi në barazim 1-1. Ndeshja tjetër e Superligës që do të luhet këtë të dielë është Vllaznia – Kastrioti.
Tv Klan