Katalonja: Shpallja e pavarësisë e vetmja zgjidhje
Zv Presidenti i Katalonjës ka thënë se qeveria spanjolle nuk u ka lënë atyre asnjë zgjidhje përveç se të deklarojnë pavarësinë.
Oriol Junqueras tha se partia e tij, një nga dy në koalicionin separatist në pushtet që formon qeverinë katalanase, “do të punojë drejt ndërtimit të një republike”, sepse ata kanë një “mandat demokratik” pas një referendumi të bërë më herët këtë muaj.
Madridi e shpalli referendumin në kundërshtim me ligjin dhe dërgoi në forcën e saj të centralizuar të policisë, Gardën Civile, për të ndaluar votimin. Oficerët u panë duke qëlluar me plumba drejt turmave dhe duke ndalur votuesit ndërsa ata tentuan të hyjnë në qendrat e votimit gjatë votimit më 1 tetor.
Gati 900 njerëz u plagosën në dhunë dhe rezultati përfundimtar tregoi 92 për qind mbështetën pavarësinë bazuar në një pjesëmarrje prej 43 për qind.
Presidenti Puigdemont njoftoi se do të vononte deklaratën e pavarësisë, e cila fillimisht do të bëhej rreth një javë pas votimit, në mënyrë që të linin hapësirë për negociata me qeverinë e Madridit./tvklan.al