Katastrofa ekologjike në Gjirokastër – (16 Shkurt 2001)


Katastrofa ekologjike në Gjirokastër – (16 Shkurt 2001)

15:42 16/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Nga viti në vit, situata dhe gjendja e mjedisit në Gjirokastër, shkon drejt kufijve të një katastrofe. Në vitin 1990, çdo banori të Gjirokastrës, i takonte 18 metra katror sipërfaqe e gjelbëruar, ndërsa sot në vitin 2001 vetëm 4 metra katror sipërfaqe e gjelbëruar. Nuk mjafton që ndërtimet e reja po kryen pa plan urbanistik, por dhe ato 4 metra katror që figurojnë në statistikën zyrtare si sipërfaqe e gjelbëruar, për frymë, për shkak të ndotjes në një shkallë të lartë, jo vetëm që nuk iu shërbejnë qytetarëve, por janë rrezik serioz për jetën e tyre.

Prej vitesh të gjitha mbeturinat urbane, përfundojnë në shtratin e lumit Drino. Këtu derdhen dhe mbeturinat spitalore, ato industriale, ndërtimore, etj. Alarmante e bënë situatën ekologjike në Gjirokastër dhe fakti se po zhduken bashkë me pyjet dhe sipërfaqet e gjelbëruara dhe pemët e kafshët e rralla. Fauna dhe flora po zhduken nga ndotjet urbane. Ndërkohë në bashkinë e qytetit nuk ka një projekt për ruajtjen e lumit Drino nga ndotja./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme