Kate dil mbrapa! Po vjen princesha e Jordanisë…
Ajo po konsiderohet si ikona e re e modës dhe që mund të lë pas edhe Dukeshën e Cambridge, Kate Middelton, kur vjen fjalë në veshje.
Princesha Iman, 19-vjeçarja e cila është vajza e Mbretëreshës Raina të Jordanisë, po spikat gjithmonë e më shumë për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen shumë elegante.
Imazhi i Princeshës së Jordanisë, frymëzohet nga zgjedhjet në veshje të nënës së saj, e cila nga ana e saj është një tjetër simbol finese dhe elegance.
Nënë e bijë, janë fotografuar shpesh në shumë pritje dhe takime zyrtare dhe veç stilit që ngjason, 19-vjeçarja dhe mbretëresha Rania kanë dhe shumë ngjashmëri fizike me njëra-tjetrën./tvklan.al