Kate Middleton tërheq vëmendjen me veshjen
Kate Middleton po tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen me veshjet që zgjedh në daljet e saj publike. Në ceremoninë e Holokaustit, ajo preferoi një look të thjeshtë, por që në fakt është një “riciklim” i fustanit dimëror që ajo ka veshur në Mars të vitit të kaluar.
Këtë radhë ajo kompletoi veshjen e realizuar enkas për të nga Cathrine Walker, me një palë vëthë nga Cassandra Goad. Edhe pse ajo nuk zgjodhi të vishte diҫka tjetër pikërisht për Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, pamja e saj u pëlqye shumë dhe eleganca ishte kryefjala.
Klan Plus