Kujdes shëndetin

Rubrika “KUJDES SHËNDETIN” është pjesë e programit “E Diela Shqiptare”. Çdo javë në studio është i ftuar një mjek specialist i cili përveçse i përgjigjet pyetjeve të hartuara nga stafi i emisionit do të japë përgjigje live edhe për shqetësimet që kanë qytetarët. Intervista me mjekun është e ndërthuar me pyetjet që vijnë në rrjetet sociale duke dhënë kështu një përgjigje për çdo shqetësim shëndetësor, por pse jo edhe për të thyer disa mite që janë krijuar ndër vite lidhur me shëndetin dhe kujdesin që duhet të ketë secili.