“Maratona e Këngës” është eventi më masiv dhe më i suksesshëm i stinës së verës në qytetet kryesore të Shqipërisë – prodhim i Tv Klan prej 11 edicionesh. Kryefjalë e këtij eventi periodik veror është muzika, hitet e sezonit, dhe ritmet e këngëve të njohura.
“Maratona e Këngës” e njohur ndryshe si festa e qyteteve në sezonin turistik, sjell te publiku artistët më të suksesshëm të momentit dhe hitet e tyre në sheshet e qyteteve dhe në ekranin e Televizionit Klan.
Emrat e famshëm të skenës nga gjithë Shqipëria, duke filluar nga Ylli Baka, Eranda Libohova, Juliana Pasha, Valbona Mema, Eli Fara, Irma Libohova si dhe atyre më të rinj, por jo më pak të suksesshëm si Era Rusi, Silva Gunbardhi, Rovena Ibrahimi, Devis Xherahu, Marjola, janë pjesë që prej disa vitesh e këtij eventi duke argëtuar mijëra të rinj e spektatorë të rastësishëm, secili me preferencat e shijet e veta muzikore, që me ovacione e duartrokitje të tejzgjatura nuk rreshtin së kënduari e së kërcyeri deri në mesnatë.