Katër fëmijët e sëmurë kosovarë – (10 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Katër fëmijë Kosovar të vendosur prej ditësh sëbashku me prindërit e tyre në kampingun e Durrësit janë nisur sot për në Padova ku do të mbahen në kontroll të rrept mjeksor për shkak të problemeve kardiake. Njëri prej tyre 3-vjeç është rënduar më tepër gjatë udhëtimit nga Prishtina në Durrës. Mjekët italianë e kanë nisur 3-vjeçarin nga Kosova drejt Padovas ku do të realizohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Vetë prindërit e tij shprehen për Tv Klan se fëmija ka një vrimë në zemër. Gjithashtu prindrit tregojnë edhe vuajtjet që ka pasur fëmija gjatë rrugës.
Ndërkohë në spitalin civil të Durrësit po rritet numri i të sëmurëve kosovarë. Aktualisht janë 11 vetë të shtruar në repartin e kirurgjisë së këtij spitali, prej të cilëve 4 të plagosur me armë zjarri. Ndërsa nga personeli mjeksor këto ditë janë vizituar dhe kanë marrë shërbim rreth 50 përsona të ardhur nga Kosova./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego