Katër gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve


Katër gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

23:58 01/08/2017

Zgjohemi me dhimbje koke, dhe marrim ndonjë ilaç për të qetësuar dhimbjen, por nuk e shikojmë fare vitin e prodhimit apo datën e skadimit.

Kjo është vetëm njeri nga gabimet që shumë prej nesh i bëjmë kur përdorim ilaçet.

Më poshtë i keni të listuara disa nga gabimet më të shpeshta që mund të evitohen fare lehtë.

-Përdorni ilaçe të cilave u ka skaduar afati

Këto mund të jenë shumë të rrezikshme. Mund të mos e kryejnë efektin e tyre, e disa prej tyre madje shkaktojnë edhe dëme.

-Përjetoni efekte anësore që lehtësisht mund të largohen

Pothuajse të gjitha ilaçet shkagojnë efekte anësore. Megjithatë të paktën 44% e këtyre efekteve anësore, si vjellje, dhimbje koke etj, mund të eliminohet në qoftë se ndryshoni ilaçin tuaj me një të ngjashëm që ka efektin e njëjtë.

-Harroni të pini ilaçet në orar

Në qofte se nuk përdorni tërë sasinë e antibiotikëve të përshkruar, infeksioni shumë lehtë mund të kthehet.

-I mbani ilaçet në dollapin në tualet

Lagështia dhe nxehtësia në tualet dëmton përbërësit e ilaçeve, kështu duke i bërë më pak efektiv./klankosova






Të ngjashme