Katër lloje çajrash që mund të konsumoni në dimër (Video)
Dimri tashmë ka ardhur zyrtarisht dhe një çaj i mirë na ndihmon për t’u ngrohur dhe për ta shijuar edhe më shumë dimrin.
Për të folur rreth 4 llojeve të veçanta të çajrave, vetive që kanë dhe si mund ta servirin sa më bukur sot ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Eli Pysqyli.
Ajo ndau detaje dhe demonstroi dhe live në studio përgatitjen e “çajit të gjyshes” dhe tregoi se konsumi i dy çajrave në ditë është normal.
“1- Çaji Joga ka një kombinim gjethesh, kërejsh dhe rrënjësh. Në përbërjen e tij ka karafil, kanellë dhe hithër. Ky çaj ka ngjyrë jo të theksuar dhe është i lehtë.
2-Paradiso Passion është një tjetër lloj çaji po aq i veçantë sa dhe vetë emri dhe që sugjerohet të konsumohet gjatë stinës së dimrit.
3-Çaji i gjyshes është një tjetër lloj çaji që ka në përbërje të tij mollën e egër, rrushin e tharë të egër dhe boronicën. Çajrat e ftutave përgjithësisht kanë edhe një përbërës që quhet hibiskus që merret nga trendafili i egër që i jep edhe aromë edhe ngjyrë.
4-Çaji i agrumeve është një ndër pijet më të konsiderueshme përsa i përket përfitimeve të shumta shëndetësore që ato ofron
“. Këto ishin çajrat që Pysqyli rekomandoi gjatë emisionit.
/tvklan.al