Katër policë të arrestuar për kontrabandë


Katër policë të arrestuar për kontrabandë

09:56 13/06/2016

Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka goditur një tjetër rast kontrabande. 4 efektivë policie janë arrestuar në flagrancë.

Në pranga kanë rënë Agim Berisha, 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec; Agron Nela, 41 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec; Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec; Mirel Dalaci, 40 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.

Arrestimi i tyre u bë sot në orët e para të mëngjesit, pasi në datë 11 Qershor 2016 kanë lejuar kalimin në PKK Shishtavec të automjetit tip Scania me targë AA763DC që transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, e ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim./tvklan.al






Të ngjashme