“Kathimerini”: Erdogan kërkon armiq edhe në Ballkan


“Kathimerini”: Erdogan kërkon armiq edhe në Ballkan

11:59 07/08/2016

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka shtrirë gjuetinë e tradhëtarëve edhe jashtë kufijve të vendit.

Sipas saj, rrjeti i mbështetësve të armikut të tij Fejtulla Gylen është shtrirë në shumë vende të Ballkanit me shumicë myslimane si Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë.

Rasti më flagrant, sipas saj, është ai i gazetarit nga Kosova Berat Buzhala, për të cilin ambasada turke në Prishtinë dorëzoi pranë autoriteteve një notë proteste.

Qeveria e Kosovës e konsideroi të papranueshëm këtë akt, duke e refuzuar dhe konsideruar si të pazakontë të dhe të papranueshëm.

“Kathimerini” thotë se qeveria turke ka dorëzuar në këto vende të Ballkanit lista me emrat e personave të padëshiruar, që sipas saj, janë persona në nivele të larta qeverisëse, deri edhe ministra.

Gazeta i referohet edhe vizitës së vitit të kaluar të Erdogan në Tiranë, ku publikisht konfirmoi se u kishte kërkuar autoriteteve shqiptare të mbyllnin shkollat që financohen nga lëvizja “Hizmet” të Gylen.

Kjo deklaratë provokoi reagime të shumta në Tiranë, në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-turke.

“Duke qenë se Rama nuk ia plotësoi kërkesën, Erdogan ka rinisur një sulm edhe më të ashpër duke mos e bërë këtë kërkesë vetëm për Shqipërinë, por edhe në vend të tjera si Madeqoni, Kosovë, Bosnjë e madje deri në Bullgari”

– shkruan gazeta greke.

Në Bullgari do të shkojë vetë Ministri i Jashtëm turk për të dorëzuar listën e komplotistëve, ku thuhet se është përfshirë edhe një biznesmen i njohur.

Tv Klan






Të ngjashme