“Kathimerini”: Ja pika ku çalojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë


“Kathimerini”: Ja pika ku çalojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Greqisë

14:00 11/04/2016

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo vjen pas vizitës, që shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati bëri në Athinë ku takoi homologun e tij grek.

Sipas gazetës greke, Bushati ka propozuar një paketë për qeverinë e Greqisë, ku shqetësimi kryesor ishte marrëveshja detare. “Kathimerini” shkruan se paketa me propozime nga pala shqiptare, nuk është pranuar, ndërsa mes të tjerash ishte dhe heqja e ligjit të luftës. “Mbi të gjitha, Athina nuk tërhiqet nga marrëveshja detare, pastaj çështjet e tjera mund të diskutohen”, shkruan “Kathimerini”.

Përveç këtyre problemeve të mbartura, marrëdhëniet greko-shqiptare kanë marrë goditje të reja kohët e fundit. “Pjesëmarrja e Shqipërisë në samitin e Vjenës, për çështjen e emigrantëve, nuk është pritur mirë nga Athina”, shkruan gazeta greke, ndërsa thekson se qeveria helene është e dyzuar për të mbështetur apo jo Shqipërinë në rrugën evropiane, gjatë samitit të korrikut ku do të diskutohen për disa vende të Ballkanit Perëndimor. /

tvklan.al






Të ngjashme