Katy Perry sjell “Hey Hey Hey”
Katy Perry sjell videoklipin e saj të ri e frymëzuar nga shekulli i 18-të.
Këngëtarja është e veshur si Marie Antoinette, e duhet të bëhet gati për takimin me shoqëruesin e saj të cilin nuk e pëlqen.
Kënga e titulluar “Hey Hey Hey” është pjesë e albumit të saj ‘Witness” për të cilin po bën tur në shumë vende të botës.
Katy thotë se kjo këngë është edhe e ëmbël edhe tronditëse njëkohësisht. Për më tepër është dhe kënga e preferuar e albumit.
Ky videoklip vjen menjëherë pas këngës “Swish swish”, ku Katy Perry së bashku me Nicki Minaj kanë thyer rrjetin me klikimet dhe komentet që kanë marrë.
Burimi: Klan Plus