Kavaja, uji i pijshëm – (21 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Depozita qëndrore e ujit në qytetin e Kavajës e ngritur mbi një faqe kodre, shfaqet tani si një relike. Situata e furnizimit me ujë të Kavajës ka një kohë të gjatë gati 3 vjet që duket shumë e rënduar. Uji në çezmat e qytetarëve pikon një herë në dy ditë. Pompat e instaluara në pallate sfumojnë pompat e vogla të një familje. Burimet e furnizimit të Kavajës nga Fushë-Kuqa nëpërmjet Durrësit që dikur sillnin 65 litra ujë në sekond tani si gjendje rezerv uji kanë shifrën vetëm zero.
Stacionet e pompimit lokal me gjithë përpjekjet çojne fare pak ujë për qytetarët. Qytetit i duhen 80 litra ujë në sekondë por të realizohet kjo duket një lluks. Prezente ka qenë dhe asistenca gjermane për sjelljen e ujit në Kavajë por deri tani me gjithë projektet dhe premtimet Kavaja furnizohet një herë në dy ditë me ujë të pijshëm./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori