Kavajë, përkujtohet demonstrata e parë antikomuniste – (24 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Qyteti i Kavajës, me rastin e 26 Marsit, ditës së demonstratës së parë antikomuniste, organizoi një sërë aktivitetesh përkujtimore. Me këtë rast, shëtitores numër 1 iu dha emri i dëshmorit Indrit Cara, rënë gjatë luftës në Kosovë. Pllakatën me emrin e heroit e zbuloi kryetari i bashkisë së qytetit Islam Veliu. Edhe në shkollën e mesme “Aleksandër Moisiu”, u organizua një ceremoni për dhënien e titullit “Qytetarë Nderi”, skulptores Kristina Koljaka, zotit Qazim Hydi dhe Mustafa Çanit pas vdekjes. Në ceremoninë e rastit ndodheshin familjarë e të afërm të tyre./tvklan.al