Kazakistani përgatitet për Shqipërinë


Kazakistani përgatitet për Shqipërinë

13:10 07/10/2020

Kapiteni: Duam pikë të plota në ndeshjet e radhës

Kazakistani po përgatitet për takimet me Shqipërinë në shtëpi dhe Bjellorusinë në transfertë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Kapiteni i përfaqësueses kazake, Bauyrzhan Islamkhan, thotë se duhen pikë të plota në takimet e radhës.

“Nëse duam të kualifikohemi, duhet të fitojmë në të dy ndeshjet. Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur një rezultat pozitiv”, tha Islamkkhan.

Trajneri Michal Bilek po përpiqet të rrisë gradualisht ngarkesën në stërvitje, pasi futbollistët kanë zhvilluar shumë ndeshje gjatë kësaj kohe.

“Lojtarët duhet të pushojnë, pasi muajin e fundit ata luajtën çdo katër ditë. Kështu që tani ne po kryejmë trajnime për rikuperimin. Stërvitja do të jetë më e lehtë, pastaj do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë”, tha ai.

Kazakistanit do t’i mungojë mesfushori Yan Vorogovskiy, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19

Tv Klan






Të ngjashme