KE dënon incidentin me Sheshelin, që dogji flamurin kroat


KE dënon incidentin me Sheshelin, që dogji flamurin kroat

23:28 19/04/2018

Komisioni Evropian kritikoi të enjten një incident në Serbi, në të cilin ligjvënësi ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, ka përdhosur flamurin e Kroacisë brenda Parlamentit të Serbisë.

Incidenti i së mëkurës ka bërë që delegacioni kroat të ndërpriste në gjysmë vizitën në Serbi, e cila shihej si përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ajo që pamë dje nuk i përket një institucioni demokratik

“, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Është në fakt mungesë respekti për një institucion demokratik që përfaqëson qytetarët dhe të gjithë ata që punojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”

, tha ai.

Serbia është vend kandidat për anëtarësim në BE. Shesheli thuhet se e ka hedhur flamurin kroat në tokë dhe se ka shkelur mbi të. Zyrtarët serbë, përfshirë kryeministren Ana Brnabiq dhe kryetaren e parlamentit, Maja Gojkoviç, e dënuan incidentin.

/REL






Të ngjashme