Kë do të caktojë gjykata avokat mbrojtës për Jaho Mulosmanin? (23 Prill 2001)
Nesër caktohet avokati mbrojtës i Jaho Sali Mulosmanit. I akuzuari kryesor si autor i atentatit me pasojë vrasjen e Azem Hajdarit dhe bodyguardit të tij Besim Çerja, 24-vjeçari Jaho Mulosmani ka qenë dhe problemi i vetëm për ecurinë e procesit gjyqësor për këtë ngjarje ku ai gjykohet në mungesë. Dorëheqja e avokatit është caktuar nga gjykata Pëllumb Zaimi dhe pas tij Pëllumb Kakarnaqes, ka bërë që 2 seancat e deritanishme të shtyhen pa shënuar ndonjë zhvillim të ri.
Pikërisht për t’i dalë para ndonjë shtyrje të re të mundshme në seancën e pas dy ditëve, Dhoma e Avokatisë së Tiranës gjatë këtyre ditëve ka mbledhur kandidaturat e avokatëve që do të mbrojnë Mulosmanin. Sot sipas kryetarit të kësaj dhome Shefqet Muçi është bërë dorëzimi në Gjykatën e Tiranës e të gjitha kandidaturave dhe do të jetë kryegjyqtari Sokol Çomo i cili do të vendosë nesër për avokatin e duhur.
Problemet për mbrojtjen e të akuzuarit vip Jaho Mulosmani sipas shumë avokatëve lidhet me pamundësinë e kontaktit me të, njohës të aktivitetit të dosjes së tij dhe tek e fundit dhe ana financiare e shpërblimit. Megjithatë nesër pritet të zgjidhet dhe ajo nyja që kishte mbajtur të lidhur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të dosjes Hajdari./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj