KE: Marrëveshja e 5 Qershorit, të mos ndryshohet
Asnjë ndryshim tjetër s’duhet të rrezikojë negociatat
Komisioni Europian i kërkon parlamentit shqiptar të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 Qershorit me ndryshime të tjera ligjore. Përmes zëdhënëses Ana Pisonero, Komisioni Europian thekson rëndësinë e votimit pa ndryshime të draftit të dakordësuar ndërmjet palëve në Këshillin Politik.
“Është thelbësore që marrëveshja e 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, një kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Asnjë ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim kryesor”, shprehet Pisonero në reagimin e saj.
Tv Klan