KE për zgjedhjet lokale: Kishte përsëri polarizim të theksuar politik (22 Nëntor 2000)
Sipas raportit përfundimtar të KE-së për zgjedhjet lokale në Shqipëri, theksohet se këto zgjedhje janë karakterizuar përsëri nga një polarizim shumë i theksuar politik. Skena politike e Shqipërisë vazhdon të sundohet nga dy rivalët kryesorë, PS në pushtet dhe PD në opozitë. Përgatitja e këtyre zgjedhjeve duket se ishte e mirë. Procesi zgjedhor në Shqipëri gjithmonë ka vuajtur në pengesa që hasen dhe nga sektorë të tjerë të jetës në këtë vend si mangësi ligjore, paaftësi, politizim i tepruar,mosbesim në institucionet demokratike e të tjerë.
Ashtu si dhe në të shkuarën, vështirësitë dëmtuan procesin zgjedhor. Kushtetuta parashikon që KQZ të jetë e pavarur dhe i depolitizuar ku të mos përfaqësohen partitë dhe as mos të ketë anëtarë të tyre. Në të vërtetë shumica në Parlament ka përfshirë në kodin zgjedhor dispozita kalimtare që nuk janë në përputhje as me dispozitat kryesore dhe as me rekomandimet e ekspertëve të huaj.
Me gjithë përpjekjet dhe ndërmjetësimet, KQZ nuk ka besimin e të gjitha forcave kryesore që marrin pjesë në zgjedhje. Ndërsa komisionet qendrore të zgjedhjeve, qeverisjeve vendore u krijuan në bazë të përkatësive politike. Fushata zgjedhore u zhvillua qetësisht, megjithëse atmosfera erdhi duke u ndezur sa më shumë afrohej data e votimit. Ndryshe nga fushatat e mëparshme, policia në përgjithësi ka qenë korrekte. Përgjithësisht kandidatët mundën të bëjnë fushatë në të gjithë vendin, përfshirë dhe zonat që tradicionalisht janë quajtuar si kështjella të kampit rival./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame