KED dërgoi kandidaturën në Kuvend, reagon Kim
“Këtë javë, vendi ka një nga dy gjykatësit e nevojshëm për “Kushtetuesen””
Dërgimi në Kuvend nga ana e KED të kandidaturës së Altin Binajt për Gjykatën Kushtetuese ka sjellë reagimin e ambasadores Yuri Kim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se me këtë veprim ngel vetëm një kandidaturë për t’u emëruar dhe sapo ta bëjë Presidenca atëherë Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.
“Sot KED përfundoi vlerësimin dhe dërgoi në Parlament listën e kandidatëve të kualifikuar për GJK. Kjo do të thotë se do ketë këtë javë 1 nga 2 gjykatësit e nevojshëm për një GJK funksionale. Sapo Presidenca të kandidojë gjykatësin e saj, GJK do jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve që vepruan menjëherë”, shkruan ambasadorja.
Ajo e shoqëron postimin e saj me një tjetër deklaratë të disa ditëve më parë ku kujton që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është plotësisht i mundshëm brenda muajit Dhjetor./tvklan.al