Keidi Bare kërkohet në La Liga


Keidi Bare kërkohet në La Liga

14:10 01/01/2020

22-vjeçari mund të lëvizë gjatë merkatos së Janarit

Keidi Bare ka disa propozime nga skuadra të La Liga për merkaton e janarit. Mesfushori 22-vjeçar sipas të përditshmes sportive “Marca” është një pikë referimi për Malaga, por situata ekonomike e klubit mund ta largojnë atë.

Këtë sezon është aktivizuar në 17 ndeshje të kampionatit. Bare është pjesë e futbollit spanjoll prej vitit 2013 ku u bashkua me akademinë e Atletico Madrid, madje duke arritur të luajë disa ndeshje dhe me ekipin e parë, por jo në kampionat.

Marrëveshja e Keidi Bares me Malaga është e vlefshme deri në Qershor të 2021. Te skuadra nga Andaluzia luan edhe një tjetër futbollist i Kombëtares, Armando Sadiku. Sulmuesi shqiptar është edhe shënuesi më i mirë për Malaga me 7 gola të realizuar.

Tv Klan






Të ngjashme