Keidi Bare me Atletikon
Keidi Bare është grumbulluar për herë të parë nga Diego Simeone, tek Atletiko Madrid. Mesfushori i Kombëtares Shpresa është pjesë e skuadrës B dhe sëbashku me disa lojtarë të tjerë në sfidën e Kupës së Spanjës në fushën e Gihuelos.
19-vjeçari ka mundësinë e artë që të luajë ndoshta edhe për pak minuta me ekipin e parë për të treguar vlerat e tij, pasi rivali është pjesë e kategorisë së tretë në Spanjë. Ndeshja do të luhet sot në orën 21:00.
Tv Klan