Kejda i mbyll gojën Enxhëllit: Ajo vet sa nuk u puth në buzë me Saimirin

Kejda Topi

Kejda i mbyll gojën Enxhëllit: Ajo vet sa nuk u puth në buzë me Saimirin

19:07 09/12/2020

Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan pati debate të forta mes vajzave, teksa çështjet e javës së kaluar u bënë sërish pjesë e diskutimeve në skenë.

Një nga vajzat që pati një takim të gjatë me Saimirin, ishte edhe Enxhëll, ku u vu re fakti që ajo më shumë diskutoi për prekjet e 33-vjeçarit me konkurrentet e tjera, se sa për veten.

Kjo gjë nuk u prit fare mirë nga shumica e vajzave të kastit, teksa disa prej tyre janë rrëfyer për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Kejda është shprehur se u surprizua nga fakti qe Enxhëll e përmendi në takim pasi takimi i saj me Saimirin ishte më i distancuari nga të gjithë.

Më tëj ajo e ka cilësuar bukuroshen nga Gjirokastra si një vajzë me imazh jo aq të mirë  sa ç’mendon publiku.

Këtë gjë ajo e argumenton me faktin që edhe pse gjykoi vajzat e tjera për prekjet, vetë për pak sa nuk u puth në buzë me Saimirin.

“Mua më bëri shumë përshtypje dhe jam shumë e surprizuar që përmendi takimin tim. S’kam asgjë tjetër për t’i thënë përveç faktit që duhet të tregohet më realiste, jo vetëm me mua por me të gjithë publikun sepse si duket edhe publiku mbase ka krijuar një imazh që nuk e ka aq të mirë në të vërtetë.

Nuk po e them këtë sepse më sulmoi pikërish mua në takim por e kuptova nga fakti që në backstage më tha diçka tjetër.

Më mori veç dhe nëse e vutë re që unë puntatën e kaluar nuk fola fare edhe pse isha pjesë e katër vajzave që u komentuan, sepse e dija shumë mirë se çfarë kisha thënë dhe çfarë kisha bërë. Nuk e di me çfarë sysh e ka parë ajo takimin, realisht duhet të jetë më e sinqertë.

Para dy minutash pamë takimin e tyre që ishte ai takimi sa nuk u puthën në buzë për atë punë, po mos tu futemi aq me detaje gjërave”, ka deklaruar Kejda./tvklan.al






Të ngjashme