Kejvina bën për të qarë të dashurën e Nas Daily (Video)


Kejvina bën për të qarë të dashurën e Nas Daily (Video)

23:44 03/11/2018

Nas Daily është ndër të rinjtë që në një periudhë shumë të shkurtër ka fituar famë të madhe. Ai udhëton në të gjithë botën dhe realizon video 1 minutëshe për të promovuar shtete të ndryshme.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” sëbashku me të dashurën e tij Alina dhe Arbër Hajdarin e “Fundjavë Ndryshe”. Siç është bërë traditë tashmë ,velina e emisionit Kejvina Kthella i bën të ftuarve pyetje pikante.

“Ti udhëton shpesh, si gjen kohë për të dashurën?”

ishte pyetja që bëri fillimisht Kejvina, por kjo pyetje u ndryshua nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi, i cili i kërkoi asaj ta pyesë Nas nëse udhëtimet i bën për të takuar vajza. Kjo ishte pyetja që bëri për të qarë në emision të dashurën e Nas, e cila e shoqëron atë kudo. Ajo tha se u ndje e ofenduar dhe shtoi se shteti shqiptar ka probleme me respektimin e femrës.

Kejvina Kthella: Kur shkon nëpër udhëtime, a shkon për të takuar vajza?

Nas: Jo.

Alina: Kjo është shumë e papërshtatshme. E di që jemi në Shqipëri dhe ju jeni duke e tejkaluar. Ajo nuk e tha diçka të tillë. Shteti juaj ka një problem me respektimin e femrave.

Ermal Mamaqi: Kjo është për të qeshur.

Alina: Kjo nuk është për të qeshur.

Nas: E dashura ime është këtu dhe ne jemi duke folur për femrat. Më vjen keq.

Ermal Mamaqi: Ishte një pyetje idiote…

Nas: S’ka problem.

Alina: Po ka. Në Shqipëri femrat trajtohen si objekte dhe marrin më pak para.

Ermal Mamaqi: Kjo pyetje ishte për Nas, jo për ty.

Alina: Ju të vini në siklet me diçka të papërshtatshme. Po të ishit inteligjentë nuk do ishit kaq ofendues.

/tvklan.al






Të ngjashme