Kek me banane dhe mjaltë
Përbërësit:
1 banane
4 vezë
80 gr miell
40 gr sheqer
3 lugë qumësht
3 lugë mjaltë
1/2 lugë pluhur për pjekje (baking soda)
Përgatitja:
Marrim një banane dhe e ndajmë në disa pjesë. Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Në një enë hedhim të verdhat e vezëve dhe i përziejmë me 20 gram sheqer. Më pas i shtojmë mjaltin, bananet, qumështin dhe i përziejmë. Hedhim miellin, pluhurin për pjekje dhe i përziejmë sërish. Në një enë tjetër përziejmë të bardhat e vezëve me 20 gram sheqer. Më pas i përziejmë të dyja masat me ngadalë.
Ndërkohë ngrohim furrën dhe hedhim përzierjen në tavë. Pasi të jetë pjekur keku, e lemë të ftohet dhe më pas e shërbejmë.
Ju bëftë mirë!/
tvklan.al