Kek me mollë
Përbërësit:
3 filxhan e gjysmë më gjalp të shkrirë
1 filxhan e gjysmë sheqer
3 vezë
1 lugë çaji me vanilje
gjysmë filxhani qumësht
1 filxhan e gjysmë miell
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle kanellë
4 mollë të prera në 4 feta
1 filxhan sheqer kaf
Përgatitja:
Ndezim furrën në 350 °.
Në një tas hedhim gjalpin, sheqerin dhe i trazojmë derisa të krijohet një masë homogjene.
Më pas hedhim 3 vezët dhe i përziejmë përsëri me masën. Vetëm pas sekonda më pas, hedhim edhe qumështin dhe vijojmë ta trazojmë masën.
Shtojmë miellin, kripën dhe kanellën.
Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe shtojmë sheqerin. I trazojmë për rreth 30 sekonda.
Masën e krijuar e hedhim në një tepsi keku, ku në pjesën e poshtme të saj, të jenë vendosur copat e mollëve.
I fusim në furë për rreth 55 minuta dhe pasi janë pjekur i lemë të ftohen për 10 – 15 minuta.
Më pas, kthejmë përmbys tiganin dhe sipër shtojmë masën e përgatitur./tvklan.al