Kek me mollë (Video)


Kek me mollë (Video)

17:35 01/03/2019

Përbërësit:

150 gr sheqer

120 gr miell

100 gr gjalp

50 gr raki

50 gr rrush i thatë

4 mollë

2 vezë

Përgatitja:

Vendosim fillimisht në një tas rakinë dhe rrush të thatë bashkë. Ndajmë në dy tasa të bardhat dhe të verdhat e vezëve. Në tasin me të verdhat e vezëve shtojmë sheqerin dhe i përziejmë bashkë me mikser. Rrahim po ashtu të bardhat e vezëve me pak kripë dhe e shtojmë tek tasi me të verdhat e vezëve.

Vazhdojmë i përziejmë bashkë, shtojmë majanë, miellin, gjalpin e shkrirë dhe pak nga rakia me të cilën zbutëm rrushin. Grijmë me mikser rrushin e thatë dhe e shtojmë tek brumi. Ndërkohë qërojmë mollët, i presim në feta dhe i vendosim në një tas me lëng limoni. Lyejmë me gjalp tortierën, vendosim një shtresë me mollë, mbi të hedhim brumin dhe sërish një tjetër shtresë me mollë. E vendosim në furrë që të piqet në 180 gradë.

/tvklan.al






Të ngjashme