Këlcyrë, banorët përplasen me zyrtarët e bashkisë
Edhe në ditën e dytë banorët e Këlcyrës kanë protestuar me zyrtarët e bashkisë. Për afro një orë ata nuk lejuan nënkryetarin e bashkisë të futej në zyrë me pretekstin se kishin lënë një takim me kryetarin, por ishte larguar nga Këlcyra.
Banorët protestojnë për 30 objekte që preken nga projekti urbanistik i qytetit. Ata thonë se nuk janë pyetur për këtë gjë dhe se asnjëherë zyrtarët nuk kanë kërkuar takim pikërisht me banorët që u dëmtohen shtëpitë nga projekti.
Për këtë çështje ata kishin lënë takim me kryetarin Klement Ndoni, i cili nuk ndodhet në zyrë. /abcnews.al