Kelmend Kastrati në kërkim policor
Kelmend Kastrati shënjestra e atentatit të 8 Janarit në Fier është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ky shtetas rezulton se në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, tashmë të arrestuar, të ketë shtrënguar për dhënien e 20 mijë eurove shtetasin me incialet A.B.
Kastrati mbeti i plagosur bashkë me Elton Margaritin në atentatin ku u ekzekutua shoku i tyre Denis Kasa, në kthesën e Mbrostarit.
Një ditë më parë, policia bëri me dije se kishte arrestuar Julian Cakën, 41 – vjeç, banues në Lushnje, i dënuar më parë për vrasje dhe Gentian Kicën, 39 – vjeç, banues në Fier.
Tre personat akuzohen se janë pjesë e një grupi për “Trafikimin e drogës ” dhe ndër të tjera, akuzohen për “Sigurimi të kushteve e mjeteve për vrasje”, si dhe “Gjobëvenie”.
Policia bëri të mundur sekuestrimin e 12 aparateve telefonik celularë dhe disa pamjeve filmike.
Julian Caka është vëllai i Lulzim Cakës, i ‘forti’ i Berati, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Tv Klan