Këmbët që po çmendin rrjetin. Vaj apo bojë e bardhë?
Një tjetër ditë, një tjetër iluzion optik tepër interesant që ka përfshirë sërish përdoruesit në rrjete sociale.
Ky imazh i postuar në Twitter tregon këmbët e një vajze dhe shoqërohet me pyetjen:
“Këto këmbë janë të shndritshme e me vaj, apo janë të lyera me bojë të bardhë?”
Fillimisht thuajse të gjithë janë të bindur që këmbët janë të lyera me vaj, pasi duken të shndritshme.
Por nëse e zmadhon imazhin, ose e sheh pak me më shumë vëmednje, mund të dallosh 100 përqind që në fakt janë të lyera me bojë të bardhë./tvklan.al