Këmbimi valutor, rritet përsëri dollari – (18 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në bursën e këmbimit të valutave, kjo fundjavë shënoi ngritjen e dollarit në kuotat 145.2 lekë në shitje. Dollari ka arritur kështu në nivelet e parashikuara për këtë vit. Ndërsa monedhat e tjera në këmbimin me lekun, ishin si më poshtë.
1 markë gjermane këmbehej me 67.5 lekë në shitje, ndërsa lireta italiane 0.680 dhe dhrahmia greke me 3.86 lekë. Kujtojmë që në fillim të këtij viti, 1 dollarë këmbehej me 141 lekë. Ndërsa monedha amerikane, i ka forcuar pozitat kundrejt lekut./tvklan.al