Këndi i lojërave në Korçë i shkatërruar – (26 Janar 2001)


Këndi i lojërave në Korçë i shkatërruar – (26 Janar 2001)

11:19 26/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dikur këtu ka qenë këndi i lojërave me dorë i Korçës, ndërsa sot është një objekt në rrënim të plotë dhe një gropë e stërmadhe ku janë mbledhur erëra e plehra dhe ku kundërmon era e keqe. Si për ironi përpara tij lartohen spitali i qytetit, ai i Pediatrisë dhe ballë për ballë dy institucione ku rriten fëmijët.

Kjo u ndërtua në fund të viteve 80, me shkallë të gurta dhe i rrethuar me kangjella hekuri mjaft të bukura. Këndi i lojërave u përdor 2-3 vjet dhe pas 90, filloi vjedhja, shkatërrimi e rrënimi i tij. Bashkia e ka harruar fare këtë pronë të saj. Vizitor të vetëm janë fëmijët që luajnë këtu basketboll. Pronari i truallit dhe një biznesmenë, kanë kërkuar ta blejnë, por ligji nuk e lejon shitjen. Meqë bashkia s’ka fonde, këndi i lojërave është i destinuar të rrënohet./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora  






Të ngjashme