15:48 11/05/2014Nata e nëntë e Festivalit të Muzikës Tradicionale dhe Qyetare, ngjiti në skenën e Teatrit të Televizionit Klan, tetë artistët e fundit të fazës së parë, para mbrëmjeve të gjysmëfinaleve. Të shtunë pas të shtune, këngetarë nga gjithë trevat shqipfolëse u prezantuan me nga dy këngë, të traditës dhe me krijmtarinë e tyre më të re. Në përfundim të konkurimit katër anëtarët e jurisë bashkë me secilin prej artistëve pjesëmarrës përcaktuan edhe këngën me të cilën do të konkurojnë në netët e gjysmëfinaleve. Emi Bogdos i takoi të çelte mbrëmjen me këngën "Arvanitase".Për pak minuta Tomi Kondakçi nën tingujt e "Brenga" na ktheu pas në vitet 50 me këngën e tij. Në atë kohë ishte ndër më të preferuarat nga të rinjtë për tu kërcyer në mbrëmjet e vallëzimit.Pas një turi tre mujor në Shtetet e Bashkuara, ndalesa për artisten e muzikës së Shqipërisë së mesme, Valbona Mema, ishte skena e Festivalit "Kenga ime".Artisti nga Gramshi, Met Doku ishte konkurenti i radhës.Mes Ulqinit dhe Shkodrës, Gezim Salaj dhe grupi "Diamant" i kenduan të dy qyteteve.I njohur për muziken rock, në Festivalin e "Kenga ime" mori pjesë edhe Renis Gjoka.Shkodrania Rosela Gjylbegu ndezi skenën me krijmtarinë e saj më të re "Tash spo du" në një duet me Stresin.Në secilën nga pesë netët e ardhshme gjysmefinale juria do të përzgjedhë këngën dhe artistin më të mirë, për mbrëmjen finale, ku do të shpallet edhe fituesi i Festivalit në Televizionin Klan "Kënga ime".Tv Klan