“Kënga Ime” ndez sërish Teatrin e Televizionit Klan
“Kënga Ime” ndez sërish Teatrin e Televizionit Klan
Shpërndaje
15:43 27/04/2014Teatri i Televizionit Klan priti mbrëme Festivalin "Kënga ime" në natën e tij të shtatë. Kolanjarja Lazarela solli tingujt e serenatës korçare, me këngën "Kitara ime e harruar", me të cilën do të prezantohet edhe në gjysmëfinale. Artisti i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Dionis Delia solli për publikun këngën me ritmet e veriut.Kënga tradicionale e Përmetit erdhi përmes zërit të Blerta Agollit, ndëersa ajo shkodrane nga Bashkim Alibali, që prej 45 vitesh përfaqëson bukur muzikën e qytetit të tij. Në një performancë emocionuese trupa e baletit ngjiti në skenën e Teatrit, një nga kompozimet më të bukura të mjeshtrit Kujtim Laro, atë në filmin "Lulekuqet mbi mure"."Kënga ime, mikja ime" ishte përzgjedhja që Ludmilla Baballeku zgjodhi për mbrëmjet e gjysmëfinales. Shumë të pëlqyer tingujt ciganë u përfaqësuan në Festivalin e Muzikës Tradicionale dhe Qytetare, me ansamblin Mangavatut dhe me duetin Aurela Thellemi - Astrit Qelimi."Kënga ime" ju lë takim të shtunën e ardhshme, me të tjerë artistë nga gjithë trevat shqipfolëse.Tv Klan