
Këngëtari befason Rudinën me hyrjen në studio (Video)
Ai është një këngëtar i njohur që me muzikën e tij ka bërë për vete publikun. Bëhet fjalë për Devis Xherahun, i cili ishte i ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth klipit të tij më të ri “Zemër e shqetësuar”.
Por ndërkohë që moderatorja Rudina Magjistari e prezantoi dhe e priste të hynte në studio, këngëtari duke kënduar me kitarë ka vrapuar drejt zonjave që ndjekin live emisionin në studio.
E befasur, moderatorja duke qeshur i tha: “
Ua, ua, ua, po ti ç’pate? Unë të prisja këtu, por t’i bëre shumë mirë që respektove edhe zonjat e publikut. Mendova se do t’iu këndoje pak më gjatë atyre…”.
Ndërkohë Xherahu tha se elektrizohet nga zonjat e publikut sa herë që është i ftuar në emision dhe se kënga ishte si parantezë për festën e gruas.
/tvklan.al