Këngëtari rrëfen anën e errët të tij


Këngëtari rrëfen anën e errët të tij

07:20 07/02/2020

Justin Bieber ishte i varur nga droga dhe vuante nga depresioni

Justin Bieber rrëfen jetën e tij në një dokumentar disa vite pas abuzimit me drogën. Ai ka treguar çaste të ndryshme nga jeta e tij dhe jo çdo gjë duket pranë perfektes. 25-vjeҫari tregon se ka marrë në mënyrë të vazhdueshme mjekim të kujdesshëm për të siguruar një gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tregon se nuk mund të ngrihet nga shtrati pa marrë një serum antidepresiv. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë mund të nisë ditën e qetë dhe të ndihet më në formë për aktivitete të ndryshme. Justin thekson se sfida më e madhe mbetet shëndeti mendor.

“Shëndeti mendor është kaq i rëndësishëm për t’ia dalë. Besoj shumë tek shëndeti mendor”, thekson këngëtari.

Që në moshën 13-vjeҫare Justin ka nisur të konsumojë lëndë narkotike dhe tani ai po lufton me vështirësitë dhe pasojat e kësaj varësie që mund t’i merrte edhe jetën.

“Isha duke vdekur. Njerëzit nuk e kuptojnë sa serioze është kjo, është çmendurisht e frikshme”, shton ai.

Kështu, Bieber ka hequr dorë përfundimisht nga marrja e lëndëve narkotike dhe gjithçka po kërkon tani është përballja me realitetin dhe shijimi i ҫdo momenti. Hailey, bashkëshortja e tij, konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të shpëtimit nga drogat.

Klan Plus






Të ngjashme