Këngëtari shqiptar në MTV


Këngëtari shqiptar në MTV

23:20 09/11/2017

Në festivalin e muzikës evropiane këtë vit do të ngjitet një tjetër shqiptar. Krahas Rita Orës, Ermal Medës dhe Dua Lipës, të cilët janë tashmë të njohur në tregun ndërkombëtar, mes tyre do të jetë edhe Shkëlzen Kastrati apo i njohur me emrin e artit Xen.

Në mbrëmjen e 12 Nëntorit, ai do të ngjitet në skenën magjike si i nominuar për çmimin “Best Swiss Act”.

Këngëtari Kastrati deri tani ka publikuar disa këngë në gjuhën gjermane dhe një album në po të njëjtën gjuhë. Ai prej vitesh punon dhe jeton në Zvicër, ndërkohë që për tregun tonë muzikor është pak i njohur.

Burimi: Klan Plus






Të ngjashme