Këngëtari tregon si i ndan lekët grupi “Fisnikët” (Video)


Këngëtari tregon si i ndan lekët grupi “Fisnikët” (Video)

22:27 26/01/2019

Vite më parë shumë artistë shqiptarë u bënë bashkë dhe formuan dhjetra grupe, këngët e të cilëve edhe sot janë në memorien e publikut shqiptar. Por pak prej tyre i rezistuan kohës dhe ia dolën të vazhdojnë karrierën si grup. Një prej grupeve më të famshëm që i rezistoi kohës dhe ndër të parët në Shqipëri është edhe grupi “Fisnikët”.

Këngëtari i grupit legjendar, Agim Gërguri ishte sot në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit ai tha se një nga arsyet se përse grupi i tyre ka mbijetuar është se ata nuk kanë probleme me paratë dhe se ndajnë bashkë çdo qindarkë.

Ermal Mamaqi: Problemi më i madh për të cilin zihen grupet shqiptare janë për lekët. Ndarja e grupeve ndodh për lekët. Si i ndajnë “Fisnikët” lekët? Këngëtari a duhet të marrë më shumë se sa orkestrantët apo jo?

Agim Gërguri: Dëgjo… Ne jemi të njohur si grup, jo si këngëtari me “Fisnikët” dhe një prej problemeve që kurrë se kemi pas është leku. Në koncerte live ne i ndajmë lekët cent më cent, si unë ashtu edhe pjesëtarët e tjerë të grupit. Jemi katër persona dhe i ndajmë në 4 pjesë. Në koncerte lodhemi njëlloj, si kitaristi, si saksofonisti edhe unë. Dikush ka punë më shumë e dikush më pak, por s’ka lidhje, fundja ne japim atë tonën, por lekët i ndajmë njëlloj. Përsa i përket studiove, inçizimeve, tekstshkruesve apo kompozitorëve aty pastaj ndahen gjërat.

Ermal Mamaqi: Po ai është tjetër muhabet. Ti sapo hodhe një shashkë në të gjitha grupet shqiptare, ndoshta edhe tek i joni…

Agim Gërguri: E mbajtshi me shëndet. Por kjo është një prej arsyeve për të patur sukses dhe për të mos u ndarë. Ne vitin që vjen bëjmë 40 vjet që punojmë si grup.

/tvklan.al






Të ngjashme