Këngëtarja del topless në formë proteste


Këngëtarja del topless në formë proteste

14:44 15/11/2019

Një këngëtare nga Kili ka protestuar në tapetin e kuq në çmimet “Latin Grammy”, në SHBA në një mënyrë aspak të zakontë.

Mon Laferte ka zgjedhur të dalë topless dhe mbi trup ka shkruar: Në Kili ata torturojnë, përdhunojnë dhe vrasin.

Ajo mori çmimin për albumin më të mirë të muzikës alternative dhe gjatë fjalimit të saj, këngëtarja lexoi një poezi të shkrimtarit Chinganera, që thoshte: Kili, dhembja jote më dhemb mua.

Prej një muaji në Kili vazhdojnë protestat dhe demostratat antiqeveritare, menjëherë pas rritjes së tarifës së metrosë. Protestuesit kanë kërkuar një reformë më të madhe sociale dhe një ndryshim në Kushtetutën e vendit.

Kushtetuta e tyre daton që nga epoka e para-demokracisë. Aktualisht, ajo nuk përcakton përgjegjësinë e shtetit për të ofruar kujdes shëndetësor dhe arsimim, të cilat janë edhe dy prej kërkesave të protestuesve. Rreth 20 njerëz kanë humbur jetën gjatë protestave dhe 1000 të tjerë janë plagosur.

Të premten, Kili njoftoi se do të zhvillojë një referendum mbi Kushtetutën në Prill të vitit të ardhshëm. Sipas Presidentit të Senatit Jaime Quintana, referendumi do t’i pyesë votuesit nëse ata mendojnë se Kushtetuta duhet të zëvendësohet apo jo./tvklan.al






Të ngjashme